Për kryeministrin Edi Rama nuk mund të gjendet një rrugë e mesme për kompromis me opozitën. Duke folur për median italiane TG5, Rama u shpreh se protesta nuk është e popullit por një lojë politike.

 

Edhe për këtë unë jam në Itali, për t’i thënë të gjithëve që ato pamje jo pozitive janë të një proteste që zhvillohet në një perimetër prej një kilometri, jashtë këtij perimetri jeta vazhdon. Është një revoltë e estabilshmentit të vjetër që u largua pesë vite e gjysmë më parë me një milionë vota, një gjë e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe që ka lënë pas një vend me probleme të mëdha, të cilat ne po luftojmë. Ka shumë sfida, Shqipëria nuk është pa probleme, por jemi në rrugën e duhur.”

 

I pyetur nga gazetari nëse ka një mundësi zgjidhjeje Rama tha:

 

Kemi një mandat, kemi disa detyrime kundrejt njerëzve dhe nuk mund të themi, tani anullojmë lojën, fillojmë nga fillimi dhe t’i lejojmë kundërshtarëve tanë të bëjnë skuadrën që ata duan për të fituar ndeshjen.”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re