“Është e lehtë të tregohesh patriot nga shkallët e stadiumit e ta shash fqinjët”, tha Rama duke nënkuptuar serbët, por kjo sipas tij nuk është ai patriotizmi që u duhet shqiptarëve. Komentet e bënë gjatë një ndalese në Durrës, në kuadër të llogaridhënies qeverisëse, ku kryeministri u diktua nga ankesa e një gruaje që të fliste dhe për ndotjen ambientale, ku dhe shpalli vizionin e tij për të hequr nga qarkullimi qeset plastike.

“Ne po studiojmë marrjen e një vendimi radikal për ndalimin e qeseve plastike në territorin e Republikës së Shqipërisë. Jemi duke e studiuar sepse ka anë pozitive të panumërta. Ka edhe disa anë problematike që ne po i studiojmë me kujdes. Do të marrim një vendim që Shqipëria të jetë një vend pa qese”, tha Rama.

E duke qëndruar te patriotizmi, ai tha se patriot është ai që “ruan të pastërt mjedisin e paguan taksat”.       

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re