Gjatë fjalës së tij në parlament, kryeministri Rama ka cekur dhe çështjen e freskët e të nxehtë Hadarmataj, pra shkarkimin e kreut të Krimeve të Rënda nga Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku.

Pa e artikuluar emrin e tropojanit, Rama la të kuptohet se Hajdarmataj e ka paguar me ikjen nga posti tentativën e mbylljes së kokainës së Maminasit

“…kokaina po nxjerr shumë gjëra të tjera. Ai që u arrestua në Gjermani nuk është i vetmi, por e vërteta është që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tentuar të taposë këtë çështje. E vërteta do të vonojë por do të dalë”, tha Rama.

Siç dihet, si Hadarmataj e si Arbër Çekaj, njeriu i kokainës së Maminasit, janë nga Tropoja.  

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re