Skip to content

Rama përdor fëmijët për shërbimet e veta: Ma mbush gotën e rakisë sa të bëj gëzuar, mbushe edhe një për vete, ahahaha!

Kreu i qeverisë Edi Rama ka qenë sot në Manëz, ku po ndërtohen 250 banesa që kanë pësuar dëme si pasojë e tërmetit.  Teksa u ndal në një familje që kishte përfituar ndërtimin e banesës nga e para, Rama detyroi fëmijën e shtëpisë që ti shërbente raki, ndërkohë që me humor e ftoi atë që të mbushte edhe një gotë për vete.

Pjesë nga biseda e Ramës me familjarët në Manëz:

Rama: Si e ke emrin

Fëmija: Noel

Rama: Si je në shkollë, çfarë notash merr, merr ndonjë 9-të

Fëmija: Vetëm 10-ta, asnjë 9

Ahmetaj: Është çuni i çunit apo jo

Rama: Ndihmoje babën që të rregulloni bahçen, vuajtët njëçik me thënë të drejtën por tani jeni shumë mirë

Kryefamiljari: Kemi shumë respekt të madh për ty, dhe për kryetarin e Bashkisë, na ka ardhur disa herë këtu.

Rama: Hajde na mbush rakinë këtu, çik sa për të bërë gëzuar, ashtuu, shumë mirë. Mua më hidh pak fare. Edhe një gotë për vete… ahahaha, jepja babit.

/faxweb