Deputeti i PD Tomor Alizoti tha se kandidatët e PS nuk kanë prezantuar një program të denjë dhe nuk kanë bërë asnjë diskutim serioz lidhur me vizionin e tyre.

Sipas tij kryeministri Edi Rama në këtë fushata ka marrë të gjithë vëmendjen dhe këtë po e bën për faktin se e di që kandidatët e tij i ka problematikë.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Alizoti ironizoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama i cili më herët ka thënë se Partia Socialiste do të bëjë një fushatë elektorale të qetë dhe pa zhurmë, por mbi të gjitha miqësore me mjedisin, duke u shprehur se arsyeja që nxjerr fytyrën e tij është sepse kërkon votën e militantëve, pasi nuk i shikon mirë kandidatët e tij.

Pjesë nga biseda në studio

Julian Zyla: Në momentin që ka vënë edhe vetën, e ka sjellë debatin e zgjedhjeve lokale në një nivel të një politike të përgjithshme. Duket sikur ka një lloj protestimi nga ana e opozitës, se përse merremi me udhëheqësit?! Nuk e kuptoj përse duhet të ketë 61 burra, me dy tre përjashtime. Këta duan që të mos flitet për udhëheqësit e tyre.

Robert Rakipllari: Kryeministri gënjen, thotë që do të bëj fushatë modest dhe nuk është ashtu. Kur nxjerr fytyrën e tij do të thotë se është e rëndësishme

Jualian Zyla: PS ka fond nga KQZ. Nuk ke postera letre.

Ervin Bushati: Vetëm me një hapje që bëri PD, mund të vetëm sa billborderat e PS.

Julian Zyla: Demokratët duan Berishën. Fakti që duan demokratët Berishën le të jenë krenar për udhëheqësin e tyre dhe le të vazhdojë sondazhi.

Robert Rakipllari: Rama nga njëra thotë do jetë fushatë lokale, modeste me pemë. Por është e shtrenjtë.

Tomor Alizoti: Zoti Rama nuk është inxhinier zëri, por kryeministri. Këto janë zgjedhje bashkiake. Në zgjedhjet lokale kandidojnë kandidatët. Rama ka dalë vetë me fytyrën e tij sepse kandidatët janë problematikë, nuk janë në terren.

Pyetje: Ku janë, ju nuk i shikoni përfaqësuesit e PS në terren?

Tomor Alizoti: Pas 20 vjetësh nuk ka kandidatët të PS të dalin në tv dhe të diskutojnë për ide dhe programe.  Arsyeja që nxjerr fytyrën e vet është sepse kërkon votën e militantëve, sepse nuk i shikon mirë kandidatët e tij. Duhet të ishte Veliaj në një postër dhe në një tjetër Këlliçi. Të dalë lideri në çdo lloj fushatë nuk ka sens politik dhe thotë se nuk e bën sepse krijon zhurmë akustike, këto janë përralla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re