Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, i cili hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili iu referua deklaratave të Ahmetaj për kanabizimin e vendit, ndërsa thekson se “kryeministri është përgjegjës dhe fajtor i vetëm për këtë fenomen”.

Sipas Vasilit, Rama “me ndërgjegje të plotë dhe me synime e objektiva te përcaktuara ka mbështetur e lejuar mbulimin e vendit nga kanabisi dhe kthimin e Shqipërisë ne parajsën e trafikanteve dhe krimineleve”.

Fenomeni i kanabizimit – shkruan Vasili- shkatërroi ekonominë e vendit dhe shkaktoi shpopullimin kriminal dhe dramatik te vendit.

Reagimi i Vasilit:

Ahmetaj tregoi qarte se Edi Rama është përgjegjësi dhe fajtori i vetëm i kanabizimit te Shqipërisë!

Dëshmia e djeshme e Ahmetajt i ve vulën kryeproblemit dhe kryedrames se Shqipërisë atij te kanabizimit te vendit dhe krimalizimit te pushtetit te Rames, qe gjallon mbi drogen.

Edi Rama me ndërgjegje te plote dhe me synime e objektiva te përcaktuara ka mbështetur e lejuar mbulimin e vendit nga kanabisi dhe kthimin e Shqipërisë ne parajsën e trafikanteve dhe krimineleve.

Arben Ahmetaj dje tha qarte:

“Për mua, unë e kam shprehur vazhdimisht. Sot nuk ka kush këllqe të thotë, po Ben Ahmetaj ka qenë kundër, ka kërkuar me forcë eradikimin e kanabisit sepse do të fuqizojë krimin. Ashtu ndodhi. Sot grupet kriminale spunton e parë e kanë marrë nga kanabizimi. Nuk diskutohet. Po Kolumbia ku është. Po qe do të ishte Kolumbia vendi më i zhvilluar në botë”.

P E RF U N D I M !

Edi Rama është ideatori dhe zbatuesi i kanabizimit te Shqipërisë, kthimit ne Kolumbi te Europes dhe shndërrimit të pushtetit ne narkoqeverisje kriminale.

Kanabizimi shkatërroi ekonominë e vendit dhe shkaktoi shpopullimin kriminal dhe dramatik te vendit.

Pastrimi i parave te drogës, mbajtja hapur i linjave te trafikut, stimulimi i kultivimit te kanabisit ane e mbanë vendit dhe blerja e zgjedhjeve ishte kjo strategjia kriminale e Edi Rames.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re