Kryeministri Edi Rama njoftoi përjashtimin e deputetit të Kurbinit nga grupi parlamentar i PS-së . Sipas tij, deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani duhet të përjashtohet nga grupi parlamentar i PS.

“Nuk ka bërë asgjë vecse ka bërë presion për të futur në punë njerëz dhe del e sulmon policinë”, tha Rama.

“Fushata e llogaridhënies ishte shumë e domosdoshme, pasi morëm mësime të vlefshme nga komunikimi me qytetarët. Deputetë, ministra, kryebashkiakë u angazhuan të gjithë në komunikim me njërëzit. Partia në territor është larg së qenit për sfidat që kemi përpara. Shumica e drejtuesve tanë në territor e kanë braktisur detyrën e tyre. Lufta për të çuar tepsinë për skrap, nuk është propagandistike, por është një luftë me një sistem që e ka penguar Shqipërinë të bëhet shteti që shqiptarët e kanë merituar prej vitesh”, tha Rama.

Sipas tij, duhet prishur paqja me këtë mendësi.

“Shqipëria nuk e ka luksin të lërë jashtë mundësive për të shërbyer njerëz me potenciale. Shteti nuk është fole ekskluzive për njerëz për të marrë rrogën. Askush nuk u ka kërkuar kryetarëve të PS në territor që të jenë shefa kuadri. Është e pamundur që të takosh krerët e PS në territor dhe të kesh bisedë tjetër përveç punësimeve në shtet”, theksoi Kryeministri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re