Kryeministri Edi Rama është shfaqur tepër i prekur sot në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 dhe bëhet fjalë pikërisht  për momentin kur ai ka folur për akuzat monstruoze të Sali Berishës se Rama ka akuzuar të atin për baba të djalit.

Rama ka thënë se nuk e harron momentin kur i biri dëgjonte ato çka thoshte Saliu dhe fshihej i tmerruar poshtë krevatit.

“Ça ti thuash kësaj, ja ky që shikoni ju këtu (i referohet fotos se Sali Berishës në ekran) ç’a s’ka thënë, gjëra nga më skandalozet”- ka thënë Rama duke ngritur tonet.

” Jam unë që e kam parë djalin tim të tmerruar të fshihej poshtë krevatit dhe kam parë gjithë familjen time të tmerruar. Janë historira që më kanë ndjekur gjithë jetën..drogë-drogë, overdozë-overdozë, drogaxhi, hajdut, kriminel, pastron paratë, pederast..ç’a janë këto, këto janë të gjitha këtu në lëkurën time dhe prandaj rri në këtë punë dhe doi shkoj deri në fund kësaj pune se unë e dua Shqipërinë. Le ti duket e gjitha kjo sikur po them ndonjë fjali që këtyre as nuk ju shkon mendja as ta mendojnë e jo më ta thonë se u duket si e dalë boje, por po rri këtu sepse unë e dua Shqipërinë dhe nuk i ndahem këtyre derisa njerëzit mua të më japin besimin që të bëj këtë punë, pastaj taksirat është ky që të shkosh të ballafaqohesh me shpifjet e kësaj lloj shëmbëlltyre këtu, ja ku e keni ( tregon foton e Berishës).

Ka thënë Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re