Rama përshëndet planin franko-gjerman: Moment historik, Kurti bëri gjënë e duhur

Subscribe

Një moment historik. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në Twitter, pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç i thanë po planit franko-gjerman. Në reagimin e tij, kreu i qeverisë thotë se kjo është rruga në të cilën të dyja shtetet duhet të ecin në të ardhmen.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

E mirëpres pëlqimin e dy palëve për marrëveshjen për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira, që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë.

 

Politikës dhe qytetarëve në Kosovë, Edi Rama i drejtohet me lutjen që kryeministrin e tyre mos ta akuzojnë për tradhti.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë.

 

Shqipëria, shkruan kryeministri, do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj në funksion të paqes dhe bashkëpunimit mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.