Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar pas përfundimit të seancës së “ky është një turp i Shqipërisë dhe i Evropës”.

Për gazetarët, Berisha u shpreh se mazhoranca ka tmerr të drejtat e opozitës, ndërsa theksoi se po mbrojnë pasuritë e tyre të vjedhura.

Po ashtu, Berisha kërkoi solidaritet nga qytetarët, pasi ndihma e tyre është me rëndësi për triumfin e demokracisë.

“Ky është turpi i Shqipërisë dhe Evropës! Kanë tmerr nga të drejtat e opozitës, mbrojnë pasuritë e tyre të vjedhura, Mbrojnë Edi Ramën. Vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit.

Ne vazhdojmë me vendosmëri, por në kërkojmë solidaritetin tuaj, mbështetjen tuaj, vendimtare për triumfin e demokracisë, për largimin e narko shtetit nga demokracia.

Kjo betejë do fitohet dhe se Edi Rama vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij.

Lëvizja jonë, qëndresa jonë e ka bërë atë njeriun më të pa shpresë”, tha Sali Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re