Eksperti Alban Zusi i ftuar në “Fax News” ka folur për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe problemet që shkakton në ekonominë.

Zusi theksoi se është e gabuar që të mbash çmimin e lartë të naftës me pretendimin se i ke hequr taksat biznesit të vogël. Sipas tij, çmimi i lartë i naftës rrezikon që të çojë të gjitha bizneset e mëdha drejt shkatërrimit pasi rivalizohen nga bizneset e tjera në rajon që marrin karburant me çmim më të ulët.

“Çdo vendimmarrje që ka impakt në ekonomi te njerëzit, çdo vendimmarrje e tillë është detyrim kushtetues që të bëhet publik për mediat. Këto vendimmarrje përfaqësojnë drejtpërdrejt për produkte të caktuara. Në këtë mënyrë njerëzit janë në gjendje të kuptojnë nëse është marrë vendimi i duhur ose jo.

Koncepri i mos uljes së taksës së karburantit me pretendimin se biznesi i vogël nuk ka taksa, është argumentimi i gabuar i kryeministrit Ramës. Ne mbajmë çmimin e naftës të lartë sepse një kategori e caktuar i kemi hequr taksat, kjo është shumë e gabuar dhe sjell pasoja negative në ekonomi. Qeveria nuk ka lehtësuar taksat një kategorie të caktuara njerëzish. A mundet që biznesi të mbijetojë me këto kushte krahasuar me bizneset e tjera të rajonit ne e kemi çmimin më të lartë. Kjo është një koncept i gabuar dhe çon drejt rrënimit të plotë të bizneseve të mesëm dhe të mëdhenj. Këto biznese rivalizohen nga ato të rajonit që kanë kosto më të ulët. Do t’i hapim më shumë punë eksporteve. Është e gabuar të pretendosh që je në rregull duke menduar se mban çmimin e lartë të naftës për shkak se nuk paguan taksa për një grup biznesi. Dëmtohet e gjithë ekonomia në këtë mënyrë. Nëse dëmtojmë biznesin e mesëm dhe të madh i vogli është komplet i shkatërruar.

Çfarë rrezikojnë bizneset? Bizneset e vogla nuk rritin pagat sepse janë më shumë vetëpunësime. Kurse bizneset e mëdhenj nuk rritin pagat, kemi tendencën që njerëzit të largohen nga vendi. Jemi futur në një spirale jashtëzakonisht të rrezikshme të biznesit në Shqipëri. Bizneset e mëdha nuk rritin dot pagat me këtë rritje të madhe të çmimit të naftës. Nuk mundet që bizneset të shtojnë kostot e tyre duke rritur pagën e punonjësve, biznesi pësojnë kolaps për shkak të fuqisë punëtore të munguar dhe të larguar. Rrogat e punonjësve ka rrezik që të jepen me vonesë, pra pritshmëria për rritje page është e ulët”, tha Alban Zusi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re