Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar ish-deputeti Lefter Maliqi i cili ka folur në lidhje me incidentin që ndodhi sot në Kuvend mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj.

Maliqi tha se Alibeaj duhej ti hapte rrugë Berishës, për shkak se arritjet në politikë i ka falë ish-liderit historik të PD.

Ndër të tjera Maliqi u ndal edhe te opozita, për të cilën tha se në këto vite nuk ka ekzistuar.

Pjesë nga intervista: 

“Alibeaj në momentin që Berisha kaloi rreshtin e tavolinave duhet të ishte larguar në shenjë respekti dhe mirënjohje, sepse Alibeajn e dimë që është njëri i arritur në politikë prej Berishës, jo vetëm në detyra të larta por edhe si ministër, deputet.

Lajmi publik ka qenë kur Berisha i mori mikrofonin Ramës. Lajm ka bërë përplasja midis kryeministrit në ikje dhe liderit historik Berisha, i cili se unë besoj në zot, por Rama por kërkon vetë vdekjen, duke iu drejtuar Berishës me fjalë si shpirti vdekur.

Po të shikoni shprehjet dhe lëvizjet e Ramës, ky njeri që pretendon të behej Erdogan endërra iu ca në mes nga lëvizja e Berishës.

Edi Rama fitoi prej Lulzim Bashës, deputetet e PD bashkë me ato të PS bënin dolli deri më 25 prill, do bëjmë dolli që të vij Rama në pushtet.

Ky aktrim i pështirë i Ramës për figurën e Berishës dhe Metës do të shumojë figura të tilla.

Bashkimi i Berishës dhe Metës con në fitore opozitën në vend.

Edhe në zgjedhjet  fundit Rama fitoi 47 % edhe pse kishte bandat, pushtetin për shkak të carjes LSI-PD

Cfarëdo lëvizje të bëjë Luli, në zgjedhjet e ardhshme lokale sikur 20 bashkli të marrë opozita dhe me gjithë këtë frymë arrin fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

Unë jam i habitur me energjinë e Berishes. Edhe pse kërkojnë një frymë tjetër, por bashkimi i opozitës, Rithemelimimit dhe rikthimi i Ilir Metës, pra me 24 korrik dorëzon mandatin dhe më 25 mblidhet konventa e LSI. Meta nuk do te vi vetëm në LSi por edhe me figura të tjera.

Përcarja tani është shumë e vogël, baza është më e bashkuar se sa qendra. Po deklaroj se i gjithë veriu është i bashkuar, 16 bashki dhe betejat do të ndodhin në jug me figura të spikatura.  Fryma që përcjell Berisha con në fitore.

Nuk ka pasur opozitë, tani po formësohet, opozitën e ka blerë, u dha tendera disave.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re