Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp është treguar i prerë teksa u shpreh se nuk do të hiqet asnjë taksë për naftën për të sjellë ulje të çmimit të saj.

Këto propozime kryeministri i cilësoi absurd, ndërsa shtoi se mbajtja e çmimit të aktual të energjisë po mbahet me “dhëmbë”.

“Impakti i asaj që po ndodh atje është qartësisht i prekshëm këtu në ekonominë e vendit dhe detyrimi ynë është që të garantojmë vazhdimësinë me sa më pak dhimbje, por pa dhimbje luftë nuk ka. Nuk është as vullneti ynë, nuk është as në mundësitë tona që ta shmangim, duhet ta përballim. Dhe duhet të kemi bindjen që siç ia dolëm me dy përballjet e tjera, do t’ia dalim. Nuk e zgjodhëm as tërmetin, nuk e zgjodhëm as pandeminë. Këtë nuk e zgjodhëm jo e jo.

Kjo është më e keqja nga të treja, por duhet të kemi më shumë vendosmëri dhe besim e me shumë mundësi do ia dalim. Ndërkohë që me të drejtë që të gjithë shqetësohen për çmimin e naftës dhe i kërkojnë qeverisë të bëjë diçka, madje ka edhe propozime absurde për të hequr taksat e naftës. Kjo qeveri po bën atë që nuk e ka bërë deri tani dhe nuk ka sesi ta bëjë deri tani asnjë qeveri tjetër rreth e rrotull dmë gjerë. Po mban të palëvizur në kushtet e një kërcimi shumë herë më të lartë të çmimit se sa të naftës, çmimin e energjisë për  familjarët dhe për bizneset e vogla.

Kjo kushton çdo ditë shumë. Çdo ditë shumë! Dhe kjo kosto përballet falë kontributeve se është kollaj të themi të heqim këtë, ndërkohë që kemi hequr gjithçka që kemi mundur nga të gjitha llojet e taksave dhe nuk ka më asnjë hapësirë për të hequr asgjë. Kemi me zero taksë mbi fitimin, me zero TVSH për biznesin e vogël, kemi çuar pagat deri në 400 mijë lekë me zero.

Kemi përgjysmuar taksën mbi pagën 500 mijë lekë. Nuk ka ku lëvizim më nga pikëpamja e heqjeve. Ne nuk jemi thjesht në kushte vëzhgimi, jemi në kushte përpjekje të vazhdueshme. Me dhëmbë po e mbajmë çmimin e energjisë kur i thonë fjalës sepse është çmim i një malli që mundësia për të ndërhyrë është aty pasi nuk është si nafta që janë komplet operacione të sipërmarrjes private”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re