Skip to content

“Rama po shtyn vendin në një krize të thellë”/ Basha: Me mijëra qytetarë…

Gjatë një bashkëbisedim me gazetarët, kreu democrat Lulzim Basha vijoi akuzat kundër qeverisë për menaxhimin e situatës.

“Me mijëra qytetarë që kanë humbur vendet e punës çfarë do të ndodhë. Pas 31 majit. Shumica e lokaleve nuk kanë hapësira jashtë dhe përjashtohen nga aktiviteti, po me kreditë, po ata që nuk kanë përfituar asgjë? Gjendja është dramatike, bizneset po shkojnë drejt falimentimit. Faturat e energjisë dhe energjisë, ju shkojnë prapë, asgjë nuk ndryshuar”, deklaroi ai.

Më tej, Basha shtoi: “Ende asnjë masë për fermerët, sot janë në krizën më të thellë që mbajnë mend. Qeveria nuk ka asnjë plan. Në kulmin e kësaj krize, mbrëmë brenda natës morën vendimin dhe e botuan për të grabitur Teatrin Kombëtar. Për të marrë vendimin për të mbështetur shqiptarët iu deshën dy javë dhe dy javë për ta botuar në Fletoren Zyrtare, zgjaten për të dhënë ndihmë, por kur vjen puna për të grabitur bëhet brenda natës”.