Analisti Gëzim Saliu gjatë një lidhje në “Skype” për “Fax News” ka folur për aktualitetin politik dhe zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Gëzim Saliu mendon se Edi Rama po zhvillon negociata farse pasi në fund do të zgjedhë i vetëm emrin e presidenti të ri. Gëzim Saliu theksoi se Partia Demokratike ka hyrë në fazën e bashkimit pasi me zgjedhjet e kryetarëve të degëve situata në bazë është qetësuar dhe po zhvillohen zgjedhje transparente.

Presidenti i ri – “ Do ta cilësoja si një proces drejt farsës pasi shikoj më shumë propagandë mediatike, shoë në publik për gjoja konsultime dhe në fakt ajo që po ndodh realisht PS mesa kemi kuptuar do të jetë ajo që do të përcaktojë kush do të jetë Presidenti i ri, sepse i ka votat. Ky show që jepet në publik dhe mënyra si po zhvillohen këto konsultime sipas meje janë një farsë e mazhorancës. Marr shkas nga fakti duke nisur që nga konsultimet me shoqërinë civile ku u fol gjoja për emrat e presidentit të ri dhe më pas u tha që emrat të dërgoheshin me email. Aspak serioz do ta cilësoja këtë mënyrë procedure të vepruar nga PS për këtë proces kaq serioz që është presidenti i Republikës. Gjithashtu edhe praktika e zarfave e cila ishte qesharake për këtë proces ku socialistët nxorën gjithsej 67 kandidatë mes tyre edhe emrat e Ramës, Nanos dhe Mimi Kodhelit. Ky është një proces dhe propagandë e kryeministrit pasi në fund do të jetë një president më së paku nën direktivën e kryeministrit dhe mazhorancës. Nuk e besoj se do të jetë një kandidat mbi palët.

Rama thotë se Meta ishte presidenti më skandaloz – “5 vite më parë ishte Edi Rama dhe mazhoranca qeverisëse madje e luti ilir Metën që të bëhet president duke e cilësuar si kandidatin më të mirë të mundshëm që mund të vinte në një post të tillë. Nga ajo kohë dhe deri më sot qëndrimet më agresive të institucionit të presidentit përtej emrit të Ilir metës kanë qenë tej mase agresive nga mazhoranca. Pra hapat e para të këtij antoganizmi janë hedhur nga mazhoracna, hapat e para i ka hedhur mazhoranca. Kujtojmë me emrat e ministrave që u rakorduan pa cuar tek presidenti madje edhe shumë kompetenca u tentua të hiqen. Këto veprime u ndikuan prej sjelljes që bëri Meta, ai iu përgjigj agresivitetit që kishte mazhoranca dhe mënyra si PS reagoi ndaj këtij institucioni në tërësi.

Situata në PD, bashkimi i mundshëm – “Aktualisht rëndësia më e madhe brenda PD është procesi i bashkimit. Hapat e hedhur për bashkim nga komisioni i rithemelimit janë reale për të pasur një PD konkurruese përballë një super mazhorance që ndodhet në kushte komode. Shikoj një qëndrim jo të drejtë të Alibeajt pasi janë kategorik duke thënë që Berisha nuk duhet të jetë pjesë e grupit parlamentar dhe mos kandidojë për kryetar partie dhe këtë e shikoj si një ultimatum që dnuk ndikon në krizën brenda PD-së. Aktualisht problematikat kanë filluar të qetësohen në bazë pasi kanë filluar votimet e kryetarët e degëve, aq sa kemi parë kanë qenë votime transparente me disa problematika të vogla por theksoj se ka proces. Së fundmi në degën e Devollit fitoi një kandidat si mbështetës i zotit Basha. Nëse procesi do të ishte manipuluar nuk do të kishim kandidat fitues të Bashës përndaj zgjedhjet janë një hap i mirë për bashkimin e PD-së”, tha Gëzim Saliu.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re