https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1904137999714377/

3 shkurt “Gjedra” është një prej eksportuesve të njohur shqiptarë të bimëve medicinale në shumë shtete të Europës dhe në Amerikë.

Si një sipërmarrje e suksesshme prej mëse 25 vitesh në treg, ajo njeh një rritje prej 33% të eksportit të produkteve të saj këtë vit. Këtë sukses, sipërmarrësi e sheh edhe si ndikim i drejtpërdrejtë i zerimit të taksës për makineritë e prodhimit dhe lehtësive të tjera fiskale, më e fundit ulja në 6% e TVSH-së.

Së fundmi ai ka aplikuar për të përfituar nga programi nga fondet e BE për bujqësinë, IPARD II, me ndihmën e të cilit do të bëjë realitet projektin për zgjerimin e fabrikës dhe futjen në treg të produkteve të reja.

Kryeministri Edi Rama vizitoi fabrikën “Gjedra” në Berat, e cila ka aktualisht 60 punëtorë dhe 2700 fermerë të angazhuar në zinxhirin e saj të mbledhjes dhe përpunimit të bimëve medicinale.

 

#td_uid_1_5c56ca0d7f44e .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/1-5-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c56ca0d7f44e .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/2-2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

“Ne kemi rreth 25 vjet që punojmë me eksportimin e bimëve medicinale. Punojmë me të gjithë Europën, si Gjermani, Spanjë, Francë e gjithandej. Punojmë dhe me Amerikën prej kaq vitesh, duke eksportuar rreth 800 ton sherebelë. Nga këta 60 punëtorë që kemi këtu, pothuajse gjysmat e tyre i kemi punëtorë prej gati 25 vitesh. Marrin një rrogë nga 260 deri në 450 mijë lekë. Por veç punonjësve që kemi këtu, ne kemi edhe fermerët tanë, rreth 2700 fermerë që i kemi trajnuar për mbledhjet e rigonit, sherebelit, trumzës, etj.. Nga vjet, sivjet kam arritur në rreth 500 ton. Ndërsa, rritja e sivjetshme në eksporte është 33%,” – u shpreh sipërmarrësi, ambicia e të cilit është shtimi i punonjësve, përmes zgjerimit të fabrikës.

Duke folur për projektin që synon të realizojë me mbështetjen e programit IPARD, sipërmarrësi tregon se mundësitë për të rritur punësimin janë të mëdha. Po ashtu edhe të ardhurat për punonjësit.

“Aty mund të shtojmë edhe 60 punëtorë të tjerë, sepse do të shtojmë edhe frutat, pasi projekti që kemi bërë, nuk lejon që frutat të jenë bashkë me bimët medicinale. Edhe rrogat do t’i rrisim. Por duhet të bëjmë investime që të zgjerojmë hapësirat, pasi janë shumë të kufizuara,” tha ai.

Kryeministri Edi Rama premtoi se sipërmarrësit do të kenë të gjithë vëmendjen e qeverisë, e cila do të mbështesë përmes programeve të posaçme idetë e tyre inovatore.

“Ne e kemi të gjithë vullnetin. Mundësitë e reja janë të jashtëzakonshme, sepse bëhet fjalë për një volum fondesh shumë të madh, por siç e kemi mësuar nga jeta me perëndimin ku ti eksporton, duhen letrat mirë të kopsitura, idetë e qarta, strategjia e qartë dhe në fund paratë janë, po para që “hajde se po i hedhim”, s’ka”, u shpreh Kryeministri.

Ndër të tjera, sipërmarrësi pohoi se gjatë tre viteve të fundit, lehtësitë fiskale kanë qenë të shumta dhe kanë ndikuar në përmirësimin e performancës së biznesit të tij.

/m.m/e.caushi/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re