Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të menjëhershme për media ka komentuar procesin e zgjedhjeve vendore.

Shefi i qeverisë shprehet se kjo ishte një përgjigje e qartë për opozitën.

“Ishte një fitore e vështirë, sepse nuk luftuan kundërshtarë, por vetë sistemi ende i brishtë demokratik. Sot 30 qershori qe dukej sikur s’do vinte kurrë, po ikën paqësisht, duke marrë me vete ankthin, pasigurinë dhe kaosin institucional. Një faleminderit miqve dhe partnerëve, që u kërcënuan, por nuk u lëkundën në mbrojtje të demokracisë, lirisë së zgjedhjeve dhe të së drejtës për të zgjedhur.

Faleminderit SHBA, BE, Misionit të OSBE dhe çdokujt tjetër nga përfaqësuesit e nderuar të botës demokratike që dhanë një dorë në këtë betejë. Jo vetëm faleminderit, por edhe ndjesë, shumë ndjesë, miqve të huaj që u bënë objekt e sulmeve të turpshme. Me ato sulme na turpëruan të gjithëve, si vend, si popull, si njerëz. Pas pas hyn një ditë e re që e gjen Shqipërinë të çliruar nga makthi, por vjen e ngarkuar nga plagët që hija e marrëzisë ka lënë pas”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re