Skip to content

Rama porosit deputetët e PS/ “Zbatoni rregulloren e Parlamentit, pavarësisht aksionit të opozitës”

1689022031 edirama

Disa orë para seancës parlamentare dhe ku opozita ka paralajmëruar se ajo nuk do të zhvillohet në normalitet, kryeministri Edi Rama mblodhi grupin socialist.

 

Deputetëve u kërkoi që të zbatojnë rregulloren dhe të vijojnë seancën cilido që të jetë aksioni opozitar.

 

Po aq socialistëve u tha që të jenë të bashkuar në qëndrim me gjithë bojkotin që mund të vijë nga deputetët e Partisë Demokratike, të atyre që njihen si mbështetës të Berishës dhe Bardhit.

 

Në mbledhjen e grupit përveç reagimit që duhet të mbajnë ndaj opozitës u fol edhe për çështje të tjera, ku më kryesorja është nisja pa vonesa e  diskutimeve në komisionet parlamentare për projektbuxhetin për 2024-ën.