Skip to content

Rama poston foto nga restoranti: Ne katunarët e Surrelit jemi shumë krenarë për “Cerenin”

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në Instagram me pronarin e restorantit të njohur pranë shtëpisë së shefit të qeverisë në Surrel.

Kryeministri flet me superlativa për restorantin ‘Ceren’, ndërsa tërheq vëmendjen teksa e quan veten dhe biznesmenin katunar.

“Ne katunarët e Surrelit jemi shumë krenarë për “Cerenin”, një nga restorantet më të mirë në Shqipëri, ku Ismeti ka derdhur tërë pasionin e mjeshtërinë e tij, pasi u rrit si emigrant e kreu studimet e larta në Londër për gastronomi e turizëm dhe bashkë me familjen, i’u përkushtua kësaj sipërmarrjeje shembullore me 40 të rinj të punësuar nga zona”, shkruan Rama. ()