Skip to content

Rama poston foton e efektivit nga Trauma dhe ka një ‘kërkesë’ për Zotin: U ktheftë mednjen atyre që…

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në facebook, ka postuar foto nga spitali i Traumës të efektivit që u lëmdua në sy gjatë protestës së ditës së mërkurë. Në mbishkrimin e fotove Rama i uron të shkuara efektivit dhe i ‘bën kërkesë’ Zotit që t;i kthejë mendjen atyre që ngrenë dorë ndaj të tjerëve.

Statusi i plotë: #TëShkuara dhe Zoti u ktheftë mendjen e humbur atyre që ngrenë dorë ndaj të tjerëve dhe dora e drejtësisë mos vonoftë, jo vetëm mbi policin që mori jetën e një njeriu, as vetëm mbi dhunuesit e policëve në krye të detyrës, po edhe mbi ata që kanë dy vjet e gjysëm që duan të djegin Shqipërinë.

/faxweb