Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me incidentet që u shënuan sot në protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër Ballkanit të Hapur, ku u dogjën dhe u grisën flamujt serb.

Në një video të publikuar nga Edi Rama një i ri protestues ngjitet në shtyllë dhe nga aty rrëzohet në tentativë për të hequr një flamur. Rama i quan të marrë ata që e kanë cilësuar si tradhtar pas pritjes që ai po bën për Aleksandër Vuçiç.

“Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo? Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët”, shkruan Rama në videon e postuar në “Tik Tok”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re