Kryeministri Rama pranoi gabimin e bërë me videon që shoqëronte një apel të kreut të qeverisë drejt qytetareve për të mos thyer rregullat e kufizimit të lëvizjes, ndryshe policia dhe ushtria do të reagonte fort.

Rama shkruante se video ku dukej se policia ndiqte qytetaret duke i larguar nga rruget, kishte ndodhur së fundmi në Spanjë në kuadër të rregullave të forta të izolimit të qytetareve në shtëpi për të mos përhapur edhe më shumë koronavirusin. Mirëpo në fakt video nuk kishte lidhje fare me Spanjën pasi ishte një proteste e datës 7 mars në Algjeri ku policia përplasej me nje grup tubuesish.

Këtë gabim madje e vuri re edhe ambasadori spanjoll në Tiranë I cili nuk shkruajti vetë në statusin e Ramës në  facebook duke sqaruar se video nuk ishte në vendin e tij por në Algjeri, ndonëse vetë ambasadori ishte dakort me masat e marra nga qeveria shqiptare. Rama thotë se videon ia kishte nisur një mik nga Italia.

 

 

Videon e postuar diku më parë, ku shkruhej se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”!

E postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit.

Tani marr vesh që qenkan pamje nga Algjeria!

 

Ai kërkon ndjese për këtë gafe dhe  pranon se edhe ai ka rënë viktime e “qytetit dixhital”.

 

 

Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital”😩😂

Të gabosh është njerëzore, po rëndësi ka të mos bësh gabime të qëllimshme dhe të kërkosh ndjesë kur gabon!

Por, duke qenë se as “qytetari” në fjalë, as unë dhe as shumica dërrmuese e juaja që ka komentuar pozitivisht në atë postim, nuk kemi pasur hallin e vendit të ngjarjes, po kemi hallin e madh të nevojës për reagimin e domosdoshëm me zero tolerancë kundër atyre që na rrezikojnë të gjithëve, me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, postimi nuk do të lëvizë nga vendi (natyrisht duke hequr fjalën Spanjë) dhe mesazhit të tij i qëndroj 100% pa asnjë diskutim!

 

Postimi i Ramës dhe gafa me videon e Algjerisë

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re