Gjatë shpalosjes së programit për arsimin , kryeministri Rama premtoi heqjen  e mësimit më dy turne në fund të vitit 2025. Por, kjo nuk është hera e parë që i pari i qeverisë dhe ministrat e tij japin këtë premtim, nisur që nga viti 2017.

2025 është viti kur mësimi me dy turne në shkolla do të marre fund. Ky është premitimi më i freskët i kryeministrt Rama në shpalosjen e programit për arsimin  teksa kërkon marrjen e mandatit të tretë.

“Mandati i tretë do të sjellë më në fund fundin e mësimit me dy turne për shkak të mungesës së klasave në Shqipëri”, tha Rama gjatë fjalimit të tij ditën e sotme.

Por   ky premtim edhe pse jo  shume i ngjashëm në skenografi dhe imazh, nuk ka asnjë ndryshim me premtimin e katër viteve më  pare nga vet kryeministri në prag të betejës zgjedhor të asokohe.

“Edhe për shkollat që janë në aktivitet të plotë do të bëhet më në fund çlirimi nga turni i dytë”, premtonte Rama në vitin 2017.

Edhe ministrja  e arsimit në 2017, Lindita Nikolla dukej shumë e sigurt se zgjidhja e problemit me dy turne ishte zyrtarisht drejt fundit.

“Sepse jemi shumë pranë premtimit tonë qeverisës se nuk do të kemi më mësim me dy turne dhe klasa me mbi 30 nxënës”, deklaronte ish-ministrja Nikolla në vitin 2019.

Premtimi për turnet nuk ka munguar as nga kryebashkiaku Veliaj dy vite më parë .

“Do t’i shtohet një palestër do t’i shtohen disa klasa për të hequr përfundimisht problemin e mësimit me dy turne”, deklaronte Veliaj 2 vite më parë.

I kthyer në refren përsëritës, që prej 2017-ës premtimit  për heqjen e mesimit me dy turne, duket se do i duhet serish rrugë e gjatë për tu kthyer në realitet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re