Kryeministri Edi Rama ngriti zërin dhe përsëriti disa herë se nuk do ketë kulla tek Teatri i ri që do të ndërtohet.

“Nuk ka kulla aty. E kam thënë 100%, brenda jashtë dhe mbrapa nuk ka kulla. Nuk ka kulla aty. Nuk ka kulla aty. Nuk ka kulla aty. Nuk ka kulla aty. Do edhe mekanizmat e dorës. Metrat ua kam lënë ju. Unë nuk dija operacion Policie me detaje. E di pse u bë në orën 4 të mëngjesit. Pretendimet i kam verifikuar,”-tha Rama.

Por nga ana tjetër bashkia ka lënë të kuptohet se zona tek Teatri do të zhvillohet duke lënë të hapur mundësinë e kullave. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku deklaroi pak ditë më parë në emisionin “Open” se pas Teatrit të ri mund të ndërtohet kullë.

Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka lënë të kuptohet se zona pas Teatrit do të zhvillohet.  Veliaj deklaroi në një intervistë për Report TV se aty mund të ndërtohet hotel me 5 yje, ose zyra.

“Mund të ndërtojmë zyra për bashkinë, apartamente, hotel me 5 yje, apo shkollë, atë e vendos bashkia e Tiranës. Çdo gjë jashtë teatrit janë planet e bashkisë”, ka deklaruar Veliaj.

Sot edhe biznesmeni Shkëlqin Fusha tha se do të ndërtohen 1 ose 2 kulla. Fusha është besimplotë se edhe Bashkia e Tiranës do t’i qëndrojë bashkëpunimit për të dhënë tokën publike në funksion të këtij plani.

“Nëse do Bashkia le të bashkohet me ndërtimin për interesat e veta. Kjo është një pjesë që i përket një faze më tutje. E mira do ishte që bashkëpunimi të funksionojë. Studimi bëhet i përbashkët dhe bëhet një zhvillim më bashkëkohor dhe pjesa tjetër që mebetet jashtë zhvillimit, qoftë privat qoftë të bashkisë i takon përllogari të teatrit, shesh. Tani do të fillojë bashkëpunimi për së dyti nëse do të qëndrojmë për ndërtimin privat apo jo. Por gjithmonë për ndërtimin civil, do të ndërtojmë një kullë apo dy më vete, që do të thotë kusuri i tepricës prapë i ngelet shesh bashkisë. Teatri përveç 5500 apo 5200 tokë reale, përfitonte si shesh edhe më tutje edhe më gjerë. Por gjithë shesh do të bëhej, i gjithë shtetit i kalonte.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko