Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e bërë nga Presidenti Ilir Meta ndërsa vendi po përballet me pandeminë e COVID-19. Por ai nuk i ka kursyer kritikat për opozitën dhe mënyrën se si ajo po sillet.

“Me Presidentin kemi dakordësi për një arsye shumë të thjeshtë që Presidenti qysh se ka filluar lufta ka bërë detyrën e tij, ka thënë gjërat e duhura për njerëzit, ka ndihmuar me sa ka pasur mundësi dhe faktikisht përtej asaj që është filmi i ndërprerë nga lufta nuk kam absolutisht asgjë për të mos qenë në dakordësi me Presidentin për sa i përket luftës.”, tha Rama në TVSH duke shtuar “Është fatkeqësi kombëtare që edhe në këtë luftë të vazhdojë avazi i vjetër dhe pllaka e gramafonit të mos ndryshojë te opozita. Është fatkeqësi kombëtare, është taksirat i këtij populli dhe këtij vendi. Fatkeqësisht, përsëri edhe një herë tjetër kur gjendet përpara nevojë për t’i folur popullit nga mikrofoni, qoftë ai, qoftë partia e tij janë një katastrofë, një katastrofë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re