Kryeministri Rama, duke folur gjatë një interviste median austriake profil.at, tha Rama tha vetëm në një rast Shqipëria do ishte për shtyerje negociatash.

“Nëse vonesa e hapjes së negociatave për Shqipërinë, do ta ndihmonte Bashkimin Europian të frenonte rritjen e populizmit në BE atëherë unë jam gati.

Por ne kemi bërë gjithçka që BE na ka kërkuar të bëjmë. Ne e ndryshuam Kushtetutën në kompromis me opozitën, e cila nuk pajtohet me pothuajse asnjë çështje.

Tani po vendosim në punë një sistem të ri emërimi për gjykatësit dhe prokurorët. Natyrisht, Shqipëria ka nevojë ende për shumë kohë për t’u bërë anëtare e BE-së, por ne nuk jemi aktualisht të interesuar për anëtarësim. Nisja e negociatave për pranimin do na ndihmonte për zbatimin e reformave”.

Edhe më tej Rama është shprehur kritik ndaj Brukselit në rastin e hapjes së negociatave, lidhur me formën e zgjedhur të lënies në vullnetin e lirë të vendeve.

“Është e vështirë për mua të kuptoj se pse vendimi i Komisionit të BE për të filluar bisedimet me ne nuk duhet të jetë detyrues për shtetet anëtare. Ne jemi gjithashtu të gatshëm t’i kthejmë bashkatdhetarët që banojnë ilegalisht në Francë ose në vende të tjera të BE. Por besimi i shqiptarëve në BE dhe gjendja e mirë këtu do të dëmtohen”, shtoi kryeministri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re