Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij senatorë dhe kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shoqëruar nga ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.

Rama publikoi foto nga takimi në zyrën e tij, në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa shprehet se miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve po forcohet dita ditës.

“Kryeministria – Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”, shkruan Rama.

Pas takimit me Ramën, 3 kongresmenët, Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner, do të vizitojnë edhe selinë e Partisë Demokratike.

Një ditë më parë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim tha se ata kanë ardhur në Shqipëri “për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re