Në harkun e pesë muajve, kryeministri Edi Rama pret për të dytën herë në vizitë zyrtare kryeministrin e ri të Kosovës. Ashtu si edhe paraardhësi i tij Albin Kurti, vizita e shefit të qeverisës së Prishtinës, Avdullah Hoti,  përkon me një ngjarje të rëndësishme për të dyja vendet.

Nëse takimi Edi Rama Albin Kurti u mbizotërua nga debati për refuzimin e Kosovës në Shengenin Ballkanik, në të sotmin, dy kryeministrat ndane të njëjtin shqetësim, atë të aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në konferencë, pas asaj të mbajtur në mbyllje të vizitës në Prishtinën zyrtare, Edi Rama e zgjeroi hartën e kërkesës së tij për bashkim, me çdo faktor politik shqiptar kudo që ai ndodhet.

Edhe pse është kryeministri i vendit, i prekur drejtpërdrejt nga padia prokurorit special ndaj presidentit dhe ish kryeparlamentari, Avdullah Hoti u tregua më i rezervuar në deklaratat e tij.

Deklaratës së Aleksandër Vuçiç se Serbia dialogun me Kosovën nuk e zhvillon me të por me perëndimin, kreu i qeverisë iu përgjigj.

Kur nuk përjashtohet mundësia që presidenti i Kosovës të shkojë si i pandehur në Gjykatën e Hagës, Avdullah Hoti deklaron se është i gatshëm të shkojë në samitin e Uashingtonit pa Hashim Thaçin.

Përveç dakordësisë për mbajtjen e mbledhjes mes dy qeverive në mesin e Shtatorit dhe të kongresit të parw të drejtuesve vendore të të dyja vendeve nga fundi i vitit, duket se nuk ka një të tillë për te ulur në tryezën e Shengenit Ballkanik Kosovën, që deri më tani e ka refuzuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re