Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ka mbërritur në vendin tonë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Kreu i qeverisë u shpreh se gjatë takimit, ku pjesë ishin edhe delegacionet përkatëse, diskutuan me Mark Rutte mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO.

“📍Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO 🇦🇱🌍🕊️”, shkroi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko