Pas takimit dhe konferencës së përbashkët që pati me presidentin Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu drejtua selisë së kryeministrisë për t’u takuar me kryeministrin Rama.

 

 

Takimi mes tyre zgjati 60 minuta dhe më pas të dy  u nisën drejt vilës 30 në Tiranë.

 

 

Rama dhe Osmani diskutuan për fuqizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Shqipërisë dhe për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve për të garantuar paqe e stabilitet në rajon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re