Kreu i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar protestë në ditën kur Kryeministri Edi Rama do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Berisha u shpreh se protesta do të zhvillohet më 16 Maj në orën 17:00 në Bulevardin Zogu i Parë dhe se do të jetë paqësore.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet më 16 Maj në orën 17:00 në Bulevardin Zogu i Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoz të përbindëshit elektoral Edi Rama që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar e ndërkombëtar.

Protesta do të jetë paqësore, garantojnë se nuk do të ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e atyre që vijnë, por duam që të mësojnë se kanë qentë të ftuar nga një narkodiktator.”, u shpreh kryedemokrati.

Sali Berisha: Nga veriu në jug nga lindja në Perëndim, Ju them që në rrethin e DUrrësit bandat punonin për deputetë të veçantë, tjetër Balla, tjetër ky, e tjetër ai. Dhe jo më pak në Elbasan kjo skemë, po kështu në Fier, Mallakastër. Pra këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, serial killer, trafikant, dhunues e përdhunues.

Zgjedhjet e 11 Majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, zarfi 100 euro i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia për gjobat, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit.

Dhjetëra mijëra hektarë kanabis që u dhanë licencat për tu mbjellë. Çdo bimë kanabis ka qenë e përllogaritur për blerje votash.

Punësimi, punë për votë u aplikuar masivisht në këtë zgjedhje. Sistemi kriminal i patronazhistëve i futur rreth qendrave të votimit ishte një polici terroriste ndaj zgjedhësve shqiptarë.

Dy drejtorë të lartë të SHISH u morën me të gjithë regjistrat e sigurimit të shtetit dhe e aktivizuan për karrigen e Edi Ramës. Po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral, është po kaq monstruoz në diasporë.

Në kutinë e Beratit, PS dilte 99.6%, kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta. Thirrja ime për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me votëmohim të numërojnë çdo votë. Të mbajnë shënim çdo parregullsi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko