Kryeministri ka bërë këtë të enjte prezantimin e paketës antikrizë.

 

Në një konferencë për shtyp, së bashku me zv,kryemiknistren Balluku e ministren Ibrahimaj, Rama ka bërë të ditur përfituesit dhe masat e marra në kuadër të kësaj pakete.

 

 

Qeveria ka vendosur të bëjë riindeksim të pensioneve si dhe do të dyfishojë ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë. Në paketën e parë, ndihma ekonomike ishte për gratë me 3 fëmijë, ndërsa tani qeveria ka vendosur të përfshijë edhe gratë me 2 fëmijë në ndihmën ekonomike. Përfitues të pakestës erdhe personat me ndihmë ekonomike, administrate, punonjësit e policisë së shtetit dhe burgjeve.

 

 

Kryeministri Rama u ndal edhe në çmimin e energjisë për të cilin tha se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka vendosur për mosndryshimin e çmimit të saj për bizneset e vogla dhe konsumatorët familjarë.

 

 

“Kjo krizë është e një natyre të paparashikueshme kur e ka fundin e saj. Janë indeksuar në muajin prill por për herë të parë do të riindeksohen sërish pensionet. Shkon në 9.5 përqind si indeksim i këtij viti, pensioni. 

 

Kjo do të ndodh edhe për personat me aftësi të kufizuar me 7.5 %. Do të rrisim edhe një herë me 10% ndihmën ekonomike, ndërkohë do të dyfishojmë ndihmën e ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Të gjitha që gratë janë në kushtet e papunësisë do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar.

 

Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave siç është parpalajmëruar. Sot me ndërhyrjen e dyte dhe me një paketë rezistence afat mesme do të rrisim pagat për administratën që nuk ishin prekur prej shumë kohësh dhe pagat për policinë e shtetit dhe të burgjeve.

 

Rritja edhe njëherë e pagës minimale nga 32mijë në 34 mijë lekë.

 

Dhe me këto ndërhyrje ne i kapërcejmë paketat e natyrës, një pako për dy apo tre muaj dhe krijojmë një bazë të rëndësishme reziëstence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit dhe garantojmë mosrënien dramatike të fuqisë blerëse.

 

Qëndrojmë edhe në tre pikat që kishte paketa tjetër, mbështetja për naftën pa taksa, mbështetja për TVSH e peshkimit dhe mbështetja për mosprekjen e cmimit të biletës së transportit.

 

E gjitha është e paplotë pa atë që është e fundit jo për nga rëndësia, energjia elektrike.

 

Jemi sot i vetmi vend në rajon dhe në Europë që ka marrë një vendijm të prerë politik për të mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla. Ne vazhdojmë besojmë që duhet t’i mbrojmë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla nga rrijta. 

 

Kjo mbrojtje rezulton edhe si arsyeja kryesore pse ne kemi inflacionin më të ulët në rajon.”- tha kryeministri Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re