Skip to content

Rama prezanton platformën e re “Denonco Kadastrën”: Brenda mandatit do të zgjidhë hallet e qytetarëve

“Denonco Kadastrën” do të jetë dritarja më e re e shërbimeve në platformën Shqipëriaqëduam.al. Sipas kreut të qeverisë kjo nismë e re brenda këtij mandati do të zgjidhë hallet e qytetarëve.

“#RevolucioniDigjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën👊

Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë🤝

“Denonco Kadastrën” këtu 👉www.shqiperiaqeduam.al”, shkruan Rama.