Pak kohë pas shembjes së godinës së gjimnazit “Sami Frashëri” pranë qendrës së Tiranës pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i vitit të kaluar, është prezantuar projekti i ri.

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje në Facebook, shfaqi pamjet filmike nga godina e re e shkollës.

“Projekti është i gërshetuar mes moderns dhe tradicionales. Do të ketë 7 laboratore, mes të cilave 3 do të jenë komplet të reja: laboratori i muzikës, vizatimit teknik dhe pikturës. Në hyrje të shkollës do ketë një holl të madh. Risi do të jenë shkallët lëvizëse dhe ashensori për t’i ardhur në ndihmë nxënësve me aftësi të kufizuar,” u tha në prezantimin e projektit.

“Prezantimi i Projektit të Rindërtimit të Shkollës “Sami Frashëri”.

Infrastrukturë moderne, me standarde të larta të sigurisë dhe pa harruar më thelbësoren ambicje: kushtet optimale për nxënësit e mësuesit. Ne ndërtojmë ata do zhvillojnë,” shkruan Rama në Facebook.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re