Qeveria do të ndërtojë rrugën e Arbrit brenda tre viteve të ardhshme. Deklarata është bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Peshkopi, ku prezantoi projektin për këtë rrugë.
 
Rama tha se me ndërtimin e kësaj rrugë mbërritja nga Tirana në Bulqizë do të shkurtohet me 40 minuta.
 
Kreu i qeverisë premtoi se në fund të këtij mandati krahas rrugës së arbrit do të ndërtohet edhe aksi Kardhiq – Delvinë dhe Kashar – Rrogozhinë, në kuadër të projektit “1 miliardë dollarë për rindërtim”
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re