Skip to content

Rama pritet me protesta në Gjirokastër, protestuesit përplasen me policinë

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe gjatë takimit elektoral që do të zhvillojë në Gjirokastër.

 

Mbështetës së shumtë të opozitës, janë mbledhur në rrugën nacionale duke kërkuar largimin nga qeveria të kryeministrit.

 

Ndërkohë nga ana tjetër, forca të shumta policie janë vendosur në gatishmëri me qëllim që të mos lejojnë protestuesit që të bllokojnë rrugën.

 

Ky veprim I policisë, ka sjellë dhe konfrontim si dhe përplasje mes palëve.