Si anëtar i Bashkimit Evropian, Kroacia, është vendi i parë që kërkon publikisht ndëshkimin e Serbisë. Mbajtja e zisë nga Beogradi në nder të terroristëve, anëtarë të grupit që vranë policin kosovar Afrim Bunjaku nuk duhet të mbetet pa përgjegjës theksoi me forcë kryeministri kroat Andrej Plenkovic.
ANDREJ PLENKOVIC
KRYEMINISTER I KROACISE
Supozojmë që një vepër e tillë nuk do të mbetet pa përgjigje dhe gjithashtu konsiderojmë se shpallja e ditës së zisë për tre të vrarët të cilët kishin vrarë më herët policin e Kosovës ka qenë diçka e papranueshme dhe është një mesazh, i cili nuk kupton identifikimin e plotë me veprën e bërë dhe kjo është diçka që nuk ka qenë asesi e mire. Nga ajo çfarë ne dimë bëhet fjalë për masa, të cilat Komisioni Europian mund t’i ndërmarrë edhe pa vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe bëhet fjalë për disa prej programeve të caktuara të Bashkimit Europian dhe masa të tilla janë ndërmarrë edhe ndaj Kosovës para disa muajsh.
Nuk iu përgjigj pyetjet së gazetares kroate nëse në ngjarjen kriminale në Banjskë sheh përgjegjësi të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, por njëjtë me homologu kroat, kryeministri Edi Rama tha që e më e pakta që BE të bëj janë vendosja e të njëjtave masa ndëshkuese siç bëri me Kosovën, kur kjo e fundit kundërshoi largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Këtu bëhet fjalë për masa simetrike minimumi, në raport me ato që janë marrë më parë për Kosovën, të cilat duhet të merren edhe për Serbinë, minimumi. Nëse nuk ka konsensus për të bërë më shumë në nivelin e Këshillit Europian, ka programe, ka marrëdhënie, të cilat përdoren për të thënë stop. Të ishin marrë menjëherë dhe duhet të merren pa humbur kohë sepse është në lojë një gjë shumë më e madhe se kaq, fati i një procesi që në asnjë mënyrë nuk duhet të dështojë, por duhet të shkojë përpara.
Ndërkombëtarëve nga Shtetet e Bashkaura të Amerikës deri te Bashkimi Evropian, Andrej Plenkoviç u tha që të jenë të qartë dhe konkretë në mbrojtje të institucioneve të Kosovës.
ANDREJ PLENKOVIC
KRYEMINISTER I KROACISE
Reagimi i komunitetit ndërkombëtar dhe këtu mendoj dhe për Bashkimin Europian, edhe për NATO-n dhe për KFOR-in dhe për përfaqësuesit e ndryshëm ndërkombëtarë, të cilët veprojnë në Kosovë, reagimet e tyre duhet të qartë dhe të fortë dhe duhet të përkrahin institucionet e Kosovës para së gjithave, pasi bëhet fjalë për territore të Kosovës dhe nga ana tjetër, duhet të bëjnë përpjekje maksimale për të parandaluar çfarëdolloj eskalimi të gjendjes dhe të sovranitetit të saj.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Është pozitive që ushtria serbe filloi të sprapset dhe të tërhiqet, por është shumë negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla që nuk i shërbejnë absolutisht interesave afatgjata dhe as këtij momenti të rëndësishëm kur i gjithë rajoni duhet të jetë i bashkuar në drejtim të paqes dhe të integrimit në Bashkimit Europian dhe në komunitetin euro-atlantik.
Me të njëjtin qëndrim të fortë të Kroacisë kundër Serbisë dhe në mbështetje të Kosovës, shefi i qeverisë së Zagrebit tha se do të mbrojë edhe anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Vizita zyrtare e Edi Ramës në Kroaci u mbyll me nënshkrimin e dy marrëveshjeve, për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe rritjen e bashkëpunimit në shëndetësi.
