Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat bashkë me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka komentuar raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit tonë në rrugën drejt integrimit në BE.

Në fjalën e tij, Rama tha se raporti i KE është udhërrëfyes për rrugën tonë dhe sipas tij konfirmon se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të hapur negociatat.

Në një ndërveprim kompleks me të gjithë ministrisë, agjencisë, departamentet, nëpunësit civilë të përfshirë në procesin e përafrimit dhe që na ndihmon për atë çka e bën këtë proces unikal në funksion të ndërveprimit me BE.

E kam thënë në më shumë se një rast që është një instrument që e ofron vetëm BE, për vende që për 1001 arsye janë në fazë të ndërmjetme kalimi nga një stad  i caktuar, në një stad tjetër që është demokracia funksionale.

Është shumë e rëndësishme se përtej vetë anëtarësimit është një proces i domosdoshëm për të pasur një shtet që funksionon në të gjitha normat dhe standardet e një shteti demokratik.

Raporti që marrim është një tjetër në një vazhdë të disa të tjerëve tanimë që Komisioni ka bindjen se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura në Këshillin Evropian dhe për të nisur diskutimin e anëtarësimin. Këtu dua të theksoj dhe diçka që e kam thënë dhe më herët në të gjitha instancat apo në forumet më të larta, se në gjejmë se KE një partner të drejtë të paanshëm, rigoroz që e vlerëson progresin duke u bazuar në hulumtimin e fakteve në terren.

Nuk gjendet në asnjë kryeqytet të vendeve anëtare, një strukturë e ngjashme apo ta konkurrojë nga cilësia e hulumtimit delegacionin e KE dhe BE në vendin tonë, që monitoron gjithçka ndodh. Ndërsa kur dëgjojmë se në një vend apo në një vend tjetër që ngrihen pretendime se është dhe kjo dhe ajo, këto janë të gjitha politike dhe nuk janë teknike. Prandaj raporti është udhërrëfyesi”, u shpreh Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re