Kryeministri Edi Rama në turin që po zhvillon për vendoret e 14-majit, u ndal këtë të martë në Fier në një takim me vajzat dhe gratë e qytetit, nga ku tha se rruga e vetme e Shqipërisë për të ecur përpara është ajo e orientuar drejt Partisë Socialiste.

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTËR

 

 

Shqipëria sot është dicka krejt tjetër në sytë e botës, e të vazhdojë të bëhet në sytë e botës, e kështu duhet të ndodhë në çdo bashki, të mos kthehmi prapa, mos të turpërorhemi në sytë e botës. Duhet t’i japim legjitimitetin e humbur atyre që nuk dua tua përmend emrin. Me fuqinë ekstra të grave dhe vajzave PS do arrijë fitoren, ajo që dua t’ju kërkoj sot është që të gjitha ju të harroni për një moment që ne këtu gjithsesi do të fitojmë dhe t’i vini qëllim vetes që të sillni një grua një vajzë më shumë se zakonisht me vete për t’i dhënë votën Armandos dhe PS-së.

 

Duke u bërë thirrje socialistëve të Fierit, të votojnë Armando Subashin, Rama u shpreh se viti tjetër do t’i gjejë shqiptarët me rroga të dyfishuara.

 

Sot transformimi urban në Fier është njëra anë ndërsa transformimi ekonomik është ana tjetër. Jemi ende në rrugë, duhet të shkojmë vetëm përpara. Nëse të ardhurat për frymë i kemi dyfishuar në 6400 euro, nëse kemi arritur ta dyfishojmë pagën minimale, nëse kemi arritur të ngrejmë pagat siç po bëjmë me dyfishimin e pagës mesatare deri në vijim të vitit tjetër. Pa e çuar pagën minimale në 600 mijë lekë dhe pa i çuar të ardhurat në 10 mijë euro për frymë ne nuk i kemi çuar gjërat deri në fund.

 

Më herët Rama pati takime elektorale edhe në Roskovec, Mallakastër e Patos ku kerkoi mbeshtetje per kandidatet socialiste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re