Skip to content

Rama publikoi videon e Bill Clinton, “tërbohen” mediat serbe: Provokacija! Feston vdekjen e fëmijëve

Video e presidentit amerikan Bill Clinton që kryeministri Edi Rama shpërndau në rrjetet e tij sociale ka “tërbuar” serbët.

Në 22-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër serbëve që kishin nisur një spastrim etnik në Kosovë, Rama ndau momentin historik në Twitter.

“Adresimi historik i presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane,”-shkruhet në postimin e Ramës.

Postimi i Ramës është publikuar në të gjitha mediat kryesore serbe si “Alo”, “Blic”, “Tanjug” etj.

“Provokimet e tmerrshme, festojnë vdekjen e fëmijëve serb në përvjetorin e fillimit të agresionit të NATO-s.

Rama ndan fjalimin e Klintonit: Është thjesht mbrojtja e Kosovës së shtypur,”-shkruan Alo.