Kryeministri Edi Rama vijon të mbrojë idenë fillestare për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar dhe shembjen e godinës ekzistuese.

Së fundmi ai ka zgjedhur të shpërndajë opinionin e regjisorit të njohur Gëzim Kame.

Rama shkruan se opinioni i tij është ai që ka qenë denbabaden, ndërsa vetë Kame në deklaratën e shpërndarë nga kryeministri shprehet për një teatër të ri në atë vend ku është teatri ekzistues.

Ndër të tjera Rama shkruan:

Gëzim Kame, regjisor i njohur i teatrit, pedagog e drejtues i katedrës së artit skenik në Institutin e Lartë të Arteve, ku u formua gjenerata e aktorëve të viteve të diktaturës, ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar drama e komedi, shumë të duartrokitura nga publiku.

 Opinioni i tij për ngrehinën ekzistuese të teatrit është ai që ka qenë denbabaden.
GËZIM KAME

Unë jam dëshmitar i dy kohëve, edhe para 20 viteve i njëjti problem ka qenë. 

Atëherë u tha që kjo godinë do shembet se nuk e mban zjarrin, do të digjet shpejt, po të njëjtat gjëra. Kreu i aktorëve, Kadri Roshi thoshte: Aman more na bëni një teatër të ri! Ishte ëndërr e të gjithë aktorëve sepse që në ‘46 ka qenë si barakë.

 Ne shqiptarët kemi fatin që po bëjmë gjëra të reja këtë periudhë dhe po marrim maksimumin e vlerës së Europës. 

Në asnjë mënyrë të mos pengohet ndërtimi i një teatri të ri në atë vend ku është teatri ekzistues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re