Kryemininistri Edi Rama ka publikuar një foto i ulur në stol në oborrin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kreu i qeverisë qëndron i ulur në stol, teksa është i përqëndruar në telefon.

“Foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit”, shkruan kryeministri.

Rama shton se vendi ynë do të drejtojë një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet sot për të diskutuar për pushtimin rus të Ukrainës dhe seanca do të drejtohet nga presidenca shqiptare.

Krerët e shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, si dhe, më gjerë, të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, përfshi Ukrainën, do të kenë mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të shkëmbejnë ide, jo vetëm rreth luftës që po zhvillohet dhe pasojave mbi Ukrainën e popullin e saj, por edhe për ndikimin që po prodhon lufta mbi paqen e sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe veprimin shumëpalësh.

Do të jetë hera e parë, që prej fillimit të luftës, që Presidenti Zelensky do të jetë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit.

“Shqipëria ka vendosur të vendosë theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos, të paqes e sigurisë, në diskutimin e këshillit dhe, më gjerë, mes anëtarëve të Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Rama mbërmjen e së martës në një videomesazh nga salla e Këshillit të Sigurimit të OKB.

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re