Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm disa fotografi nga Liqeni i Shirokës në Shkodër. Kreu i qeverisë ka treguar gjithashtu disa foto të modelit të varkave turistike, të cilat do t’i vihen në dispozicion vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës. Varkat do të financohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje prehëse nga Liqeni i Shirokës në Shkodër, si edhe me disa foto të modelit të varkave turistike, të cilat së shpejti do të vihen në dispozicion të vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj të diel të paqtë”, ka shkruar Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re