Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e një takim me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

 

Nga mbledhja e takimit Rama ka publikuar një foto ku shihen liderat e partive shqiptare të RMV ku mes tyre ndodhet dhe  ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme  Olta Xhaçka.

 

“Gëzuar qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo ku janë”, shkruan Rama.

 

Ende nuk dihet arsyeja e mbledhjes së kreut të qeverisë shqiptare me liderat. Kujtojmë se kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami nuk ka qenë i pranishëm në këtë takim.

 

Për Vizion Plus ai tha se refuzoi të ishte pjesë e kësaj tryeze me argumentin se takimi nuk iu shërben shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko