Skip to content

Rama publikon pamjet e rënda: Në morg nuk kishte më vend, trupat e viktimave ngarkohen me vinç (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me pamje të rënda të agjencisë së lajmeve “The Independent”, e cila tregon momentet kur trupat e viktimave nga Covid-19 në Bruklin transportohen me vinç në një kamion frigorifer, sepse në morgun e spitalit nuk kishte më vend.

Ndërsa Rama nuk ka bërë asnjë koment për këtë video, në të thuhet:

“Ndërsa rritet numri i viktimave në qytetin e Nju Jorkut, për shkak të Covid-19, disa spitale kanë marrë masa të dëshpëruara për të përballuar dallgën e egër.

Trupat e viktimave të Covid-10 janë parë duke u ngarkuar në një kamion frigoriferë duke përdorur një vinç, jashtë Qendrës Spitalore të Bruklinit këtë fundjavë.

Arsyeja sipas agjencisë së lajmeve britanike “The Independent” për përdorimin e këtyre kamionëve ishte pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e shtuar të kufomave në morgun e tyre“.

https://www.facebook.com/watch/?v=1170014346663526