Skip to content

Rama publikon pamjet nga Unaza Verilindore Loti 2 në Tiranë: Po punohet me shtresat e fundit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Punimet në Unazën Verilindore Loti 2 në Tiranë kanë përfunduar në masën 98 %.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri i kësaj unaze ku aktualisht po punohet me shtresat e fundit asfaltike.

Unaza Veriore e Tiranës ka një gjatësi prej afro 8.5 kilometrash dhe është e ndarë në shtatë lote.

“MIRËMËNGJES, dhe nga Unaza Verilindore Loti 2 në Tiranë, ku kanë përfunduar ndërtimet në masën 98%, dhe aktualisht po punohet me shtresat e fundit asfaltike, ju uroj të diel të qetë”, shprehet Rama.

Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.

Loti II është pjesë e unazës lindore që fillon nga TEG deri në Shkozë. Rruga është e gjerë 24 m, 12 m secili krah, ndërsa në pjesët ku ka rrugë dytësore shkon deri në 54 metra.

Kompletimi i Unazës së Madhe lehtëson hyrjen në kryeqytet pasi bën të mundur lidhjen e të gjitha akseve kryesore rrugore.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë