
Mbi 96 mijë pensionistë e kanë tërhequr tashmë bonusin.
Kështu shprehet kryeministri Edi Rama, sipas të cilit kjo ka ndodhur vetëm në tre ditët e para që nga momenti i nises së shpërndarjes së bonusit.
“Pensionistët po vijojnë të përfitojnë bonusin e fundvitit”, shkruan Rama në rrjetet sociale teksa publikon edhe disa të dhëna.

Sipas Ramës, mbi 66 mijë kanë tërhequr bonusin prej 15 mijë lekësh të reja ndërsa mbi 29 mijë të tjerë, bonusin prej 10 mijë lekësh të reja.
Nga bonusi i fundvitit përfitojnë rreth 750 mijë pensionistë, të kategorive të ndryshme.
Bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona që marrin deri në 20 mijë lekë pension, ndërsa bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 221 mijë individë që pensioni i tyre mujor është mbi 20 mijë lekë.
Për të gjithë personat që e marrin pensionin në bankë, bonusi i fundvitit do të merret njëkohësisht në datën e tyre përkatëse të pensionit.
