Skip to content

Rama publikon video nga aksionet për lirimin e hapësirave publike: Ecim nga veriu në jug

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video në rrjetet sociale, duke treguar pamje nga aksionet për lirimin e hapësirave publike, të zaptuara nga ndërtimet pa leje.

Në postimin e tij, Rama shkruan: Ecim nga veriu në jug, duke çliruar hapësirat publike.

Ky është një prej disa aksioneve që qeveria ka ndërmarrë gjatë muajve të fundit për të luftuar ndërhyrjet e paligjshme në territor.