Skip to content

Rama publikon videon: Ata që këndojnë këngën e ’15 kushteve’, luftë qorre me qeverinë

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook shkruan edhe njëherë se nuk ekzistojnë 15 kushte për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë në Facebook, është kryetarja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, e cila shprehet se “nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të bisedimeve, por ka disa kushte që janë shumë të rëndësishme përpara hapjes së bisedimeve”.

Më tej Rama shton se të gjithë ata që përsërisin këngën e “15 kushteve” kanë qëllime politike për luftë qorre me qeverinë.

Statusi i plotë

Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian

NUK KA 15 KUSHTE dhe KUSH E PËRSËRIT ATË KËNGË KA THJESHT QËLLIMIN POLITIK TË LUFTËS QORRE ME QEVERINË…

Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian

Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave…

Publiée par Edi Rama sur Mardi 23 juin 2020

/shqip