Skip to content

Rama pushime në Dhërmi, kryeministri udhëton me gomone (VIDEO)

Rama pushime ne Dhermi 1

Përderisa në kryeqytet dhe qytete të tjera të vendit revoltat qytetare ndaj qeverisjes së tij po vijojnë me intensitet dhe pa ndalim, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet për pushime në bregdetin e Dhërmiut. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shefin e qeverisë duke lundruar me gomone në ujërat e jugut, së bashku me familjen e tij.

 

Ndërkohë në Tiranë, pakënaqësia publike ka arritur kulmin, teksa sot në kryeqytet zhvillohet protesta e 66-të radhazi për largimin e tij.